Selektori i Kosovës: Duam fitore

Futboll

Selektori i Kosovës: Duam fitore

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 17:03
Franco Foda

Kosova është në prag të dy miqësoreve të rëndësishme, ndaj Armenisë më 7 qershor dhe ndaj Komoreve më 9 qershor, që të dyja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në konferencën për shtyp para përballjes së parë, përzgjedhësi Franco Foda theksoi qartë se objektivi kryesor i skuadrës nuk është eksperimentimi, por fitorja dhe përgatitja serioze për sfidat kualifikuese të Botërorit.

“Qëllimi kryesor i joni është që dy ndeshjet t’i fitojmë.

Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë”, deklaroi Foda me vendosmëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat