Totti u shpreh me respekt të madh

Futboll

Totti u shpreh me respekt të madh

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 15:22
Francesco Totti,

Në eventin bamirës “Cur in campo” në Foggia, shumë legjenda të Serie A zbarkuan në fushë për të mbështetur një kauzë të mirë. Mes tyre, si gjithmonë në qendër të vëmendjes ishte Francesco Totti, i cili, me pasime “no-look” dhe veprime teknike, dhuroi spektakël për publikun.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, Totti analizoi ndryshimet që ka pësuar ky sport: “Futbolli ka ndryshuar shumë. Sot është më fizik dhe më pak teknik se 20 vite më parë”.

Ai theksoi rëndësinë e investimeve në sektorët e të rinjve: “Duhet të fokusohemi te të rinjtë. E kam thënë gjithmonë dhe e përsëris; futbolli është gjithmonë i bukur, edhe nëse e shikon nga jashtë apo edhe kur ke më pak talent”.

Për Zdenek Zeman, ish-trajnerin e tij te Roma dhe një figurë emblematike në Foggia, Totti u shpreh me respekt të madh: “Zeman është një person jashtë zakonit. I veçantë, i ndershëm, një trajner i madh që ka dhënë shumë. Ka krijuar kampionë këtu në Foggia dhe është figurë që nuk mund të përshkruhet me fjalë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat