Kosova bindëse
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Ishujve Komore, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova - Ishujt Komore 4:2
Kartona e verdhë: Raçi, Rrahmani - .Omari.
Shënues: Albion Rrahmani (19', 60' e 79'), Asllani (90+2') - Said Bakari (12'), Said (85').
Kosova: Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi; Hadërgjonaj (Hoxha 46'), Emërllahu (Lushaku 60'), Rexhbeçaj (Muslija 46'), Rrudhani (Gallapeni (70'); Jashari, Korenica (B. Krasniqi 70'); Rrahmani (Asllani 86').
Ishujt Komore: Boina, Omari, Bakari, Abdallah (Vita 80'), Soilih (M'Dahoma 71'), M'Changama (Daou 80'), Youssouf, Mohamed, Selemani, Mroivili, Said.
Në një atmosferë të mirë, para rreth 3 mijë shikuesve, Albion Rrahmani ka treguar cilësitë e tij, duke realizuar het-trik dhe Fisnik Asllani ka shënuar golin e parë.
Rrahmani ishte i pakapshëm për mbrojtjen e udhëtuesve.
Ishujt Komore të parët kaluan në epërsi në minutën e 12-të me golin e Said Bakari.
Goli i hershëm zgjoi nga gjumi Dardanët përms Rrahmanit duke krijuar raste e shënuar gola.
Në minutën e 19-të Rrahmani e ka barazuar rezultatin 1:1.
Në pjesën e dytë Rrahmani ka shënuar edhe dy herë, në minutën e 59-të pas një reagimit të portierit dhe në të 79-të me një goditje të fortë thellioi epërsinë në 3:1.
Said në minutën e 85-të ngushtoi rezultatin në 3:2.
Në minutën e 90+2 zëvendësuesi Fisnik Asllani shënoi golin e parë në fanellën e Kosovës, për fitoren 4:2.