Egnatia prezanton sulmuesin

Futboll

Egnatia prezanton sulmuesin

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 13:31
Kastriot Selmani

Kastriot Selami tashmë zyrtarisht është pjesë e Egnatias. Sulmuesi është prezantuar para pak minutash nga Agim Demrozi.

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 2-vjeçare, me lojtarin që nis kështu aventurën e re te kampionët. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi, ndërsa i urojnë suksese sulmuesi me fanellën e rrogozhinasve.

“Kastriot Selmani pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se sulmuesi ka nënshkruar kontratën për 2 vjet.Mirë se erdhe dhe suksese! “, ka shkruar klubi rrogozhinas.

Kujtojmë se 25-vjeçari mbylli aventurën e tij me Dritën në Superligën e Kosovës.

Në sezonin që kaloi luajti në 40 ndeshje, ku arriti të shënojë 5 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste, teksa me bardheblutë u shpall edhe kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat