Armando Sadiku i “bashkohet” Kombëtares shqiptare

Futboll

Armando Sadiku i “bashkohet” Kombëtares shqiptare

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 19:28
Armando Sadiku

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Letoninë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në Riga, do të nisë në orën 20:45.

Në prag të këtij dueli, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë marrë shumë mbështetje.

Kjo ka ardhur dhe si pasojë e paraqitjes mjaft të mirë të Shqipërisë në ndeshjen përballë Serbisë.

I radhës që i është bashkuar “detyrës” për të mbështetur Kombëtaren, është Armando Sadiku.

Sulmuesi shkruan në rrjetet sociale: “Forca çuna”, duke treguar mbështetjen e tij të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat