Asani më patriot se kurrë

Futboll

Asani më patriot se kurrë

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 11:26
Asani

Shqipëria u ndal përsëri mbrëmjen e djeshme në barazim, por kësaj radhe me Letoninë në transfertë. Djemtë kuqezi nuk shkuan më shumë se një barazim me rezultatin 1-1 në Riga.

Vlen për t’u përmendur, “mosekzistenca” e Jasir Asanit në dy takimet e fundit, i cili nuk zhvilloi asnjë minutë në fushën e lojës.

Pas përfundimit të takimit të djeshëm, sulmuesi i Gëangju ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Asani ka publikuar fotografi teksa po kryente nxehjen ditën e djeshme, me një simbol shqiponje dhe të flamurit shqiptar.

Edhe pse u zgjodh të qëndronte në stol nga Sylvinho, sulmuesi 30-vjeçar e ka shprehur hapur patriotizmin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat