Reagon për herë të parë Gianni De Biasi

Futboll

Reagon për herë të parë Gianni De Biasi

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 16:19
Gianni De Biasit

Një nga lajmet më të bujshme së fundmi, ka qenë lidhjes mes Flamurtarit dhe Gianni De Biasit.

Ky i fundit u përfol shumë, se ishte kontaktuar nga klubi i Superiores, për të marrë tek ta rolin e trajnerit.

Megjithatë, është vetë tekniku italian, i cili ka mohuar gjithçka. De Biasi ka folur për gazetarin e “Euronews”, Enriko Gabaj, duke iu shprehur se është e pavërtetë që ka folur me dikë nga klubi vlonjat.

“Është diçka e pabesueshme… Nuk kam folur kurrë me dikë nga Flamurtari… dhe shumë gazetarë më telefonojnë për këtë”, është shprehur ish-trajneri i Kombëtares shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat