Sulemani ndryshon skuadër, mbetet në Australi

Futboll

Sulemani ndryshon skuadër, mbetet në Australi

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 11:33
Arion Sulemani

Futbollisti shqiptar, Arion Sulemani është bërë me skuadër të re.

Ai ka mbetur në ligën e Australisë dhe nga Melbourne City është transferuar në ekipin Perth Glory.

Nuk dihet se sa ka qenë shifrat e këtij transferimi, kurse vlera e lojtarit është 100 mijë euro në sajtin “Transfermarkt”.

20-vjeçari tani do të luajë në Perth Glory deri në vitin 2027, pasi firmosi kontratën dy vjeçare, por me mundësi vazhdimi.

Sulmuesi shqiptar është produkt i Akademisë së Melborune City.

“Arsyeja kryesore pse e bëra këtë transferim është për shkak të minutazhit”, u shpreh futbollisti shqipta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat