Operohet reprezentuesi i Kosovës

Futboll

Operohet reprezentuesi i Kosovës

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 17:06
Albion e Driton Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, i është nënshtruar një operacioni në këmbën e djathtë. Operimin e ka kryer të premten në Bukuresht të Rumanisë.

“Albioni sapo përfundoi ndërhyrjen në këmbën e djathtë duke hequr pllakën dhe vidat që ishin në këmbën e tij nga operacioni në vitin 2023.

Ai do të jetë jashtë për një periudhë prej 7-10 ditësh.

Ai do të jetë gati për sezonin e ri më i fortë se kurrë.

Një falënderim i madh për Dr. Georgianu Vlad dhe të gjithë stafin e spitalit Monza në Bukuresht për gjithçka që kishin bërë që kjo ndërhyrje të shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkruan në njoftimin e agjencia “KT Management”.

Sulmuesi i Sparta Pragës shkëlqeu me fanellën e Kosovës këtë muaj. Shënoi pesë gola në miqësoret kundër Armenisë dhe Komoreve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat