Barcelona nxjerr në shitje mesfushorin

Futboll

Barcelona nxjerr në shitje mesfushorin

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 22:26
Pamje nga një ndeshje

Gazeta katalanase Sport ka befasuar opinionin sportiv me lajmin e ditës.

Sipas saj, Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Fermin Lopez, nëse një klub ofron shifrën e duhur.

Spanjolli nuk është titullar te Barcelona, ku konkurrena është e lartë me yje si Frenki De Jong, Pedri dhe Dani Olmo, pa harruar edhe Gacin. Katalanasit kanë një mesfushë të mbingarkuar.

Barcelona do të mjaftohej me 60 deri në 70 mln euro për kartonin e 22-vjeçarit.

Padiskutim që ka plot klube që do ta donin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat