Njofton largimin nga Flamurtari

Futboll

Njofton largimin nga Flamurtari

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 12:16
Alessandro Kacbufi

Alessandro Kacbufi nuk do të jetë më futbollist i Flamurtarit në sezonin e ri. 24-vjeçari ka zyrtarizuar largimin nga vlonjatët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ish-i i Egnatias ndan rrugët kështu me kuqezinjtë vetëm pas 1 sezoni si pjesë e tyre.

Në aventurën e tij në Vlorë, ia doli të luante në 13 ndeshje, ku shënoi edhe 1 gol në Kupën e Shqipërisë.

Kacbufi falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa iu uron shumë suksese në rikthimin e tyre në Superiore.

Kujtojmë se 24-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Egnatias me të cilët ka fituar edhe Kupën e  Shqipërisë, ndërkohë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Erzenit dhe të Besës së Kavajës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat