River Plate ka startuar me fitore në Grupin E të Kupës së Botës për klube.
Skuadra argjentinase ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Urawa-s nga Japonia.
Ndeshja u luajt në Seatle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
River Plate ka treguar lojë më të mirë se rivali.
Për River Platen shënuan Colidio (12'), Driussi (48') e Meza (74') dhe ekipin Urawa Matsuo (58' - nga penalltia).
Në grup janë edhe Monterrey e Interi.