Klubi kryeqytetas mbetet pa trajner

Futboll

Klubi kryeqytetas mbetet pa trajner

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 18:03
Tirana - Partizani, derbi

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Tiranës.

Pavarësisht se klubi bardheblu i shëptoi rënies nga Superiore, palët kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Shkëmbi kishte kontratë me bardheblutë deri në dhjetor të këtij viti, por palët kanë vendosur që të “ndajnë rrugët”.

Kështu, Tirana mbetet pa “timonier” dhe i duhet të gjejnë një të ri.

Përsa i përket Bledi Shkëmbit, trajneri thuhet se ka oferta edhe nga Maqedonia e Veriut. Është klubi i Strugës, i cili ka interes serioz për të ulur në pankinë Shkëmbin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat