Zbulohen detajet e transferimit të Hekuran Berishës te Dinamo

Futboll

Zbulohen detajet e transferimit të Hekuran Berishës te Dinamo

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 15:44
Hekuran Berisha

Hekuran Berisha ditën e sotme njoftoi largimin nga Dukagjini. Sulmuesi do të transferohet në Shqipëri, ku do të bëhet pjesë e Dinamos.

Berisha ka arritur marrëveshjen me ekipin e Ilir Dajës dhe pritet të firmosin një kontratë 3-vjeçare.

Sipas “GazetaBlic Sport” bëhet me dije se lojtari ka kaluar testet mjekësore te dinamovitët dhe firma është çështje orësh.

Gjithashtu nga ky transferim Dukagjini ka përfituar 150 mijë euro.

Shumë kjo e dhënë nga Dinamo, teksa ekipi nga Kosova ka mbajtur edhe 30% të kartonit të futbollistit në rast rishitje nga dinamovitët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat