Milani e shet Leaon për vetëm 100 milionë euro

Futboll

Milani e shet Leaon për vetëm 100 milionë euro

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 14:10
Leao

Emri i Rafael Leao vazhdon të jetë në radarin e Bajern Mynih, i cili aktualisht duket të jetë klubi më i vendosur për të testuar ujërat me Milanin për portugezin.

Te bavarezët e shohin si një zëvendësim të mundshëm për Leroi Sane, i cili është gati të largohet nga klubi.

Megjithatë, gjithçka është ende në hapat e para, nuk ka oferta apo kontakte konkrete.

Dhe nëse do të bëhej një propozim zyrtar, do të ishte e nevojshme të kuptohej pozicioni i Milanit, trajnerit të ri Alegri dhe vetë Leaos.

Por kuqezinjtë e kanë bërë të qartë që të paktën nevojiten 100 milionë euro për të diskutuar shitjen e sulmuesit me numër 10.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat