Liverpool ka frikë

Futboll

Liverpool ka frikë

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 17:26
Ibrahima Konate

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konate do të jetë “Alexander-Arnold” i ardhshëm.

Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në “Anfield” dhe verën e ardhshme mund të largohet me parametra zero.

Kështu, klubi i kuq ka vendosur ta shesë shtatlartin, nëse ai refuzon të rinovojë kontratën e tij.

Real Madrid, PSG dhe Bayern është grupi i klubeve që janë në vënë në garë për lojtarin e kombëtares franceze. Konaté mund të shitet për rreth 55 mln euro.

Ai kërkon pagë 200 mijë paundë në javë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat