Amorim kërkon portierin nga Serie A

Futboll

Amorim kërkon portierin nga Serie A

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 17:38
Amorim e Onana

Alfredo Pedulla raporton se Manchester United po tenton të blejë portierin e Atalantës, Marco Carnesecchi.

Gazetari italian shkruan se “Djajtë e kuq” kanë përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh, ndërkohë që klubi i Serie A kërkon 50 mln euro për kartonin e tij.

United mund ta arrijë këtë shifër me bonuse të arritshme.

Andre Onana mund të shitet në Arabinë Saudite dhe kjo do të lehtësonte transferimin e portierit që do Amorim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat