Bekim Bakaj e FC Prizreni: Shprehim urimet më të sinqerta për këtë rrugëtim të lavdishëm 30-vjeçar të gazetës “Bota sot”

Futboll

Bekim Bakaj e FC Prizreni: Shprehim urimet më të sinqerta për këtë rrugëtim të lavdishëm 30-vjeçar të gazetës “Bota sot”

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 18:11
Bekim Bakaj

Drejtori i FC Prizrenit, Bekim Bakaj, sl bashku me klubine  tij, urojnë 30 vjetorin e gazetës “Bota sot”.

Ata i janë mirënjohës gazetës “Bota sot” për rolin e madh që ka në sport.    

“Urime 30-vjetorin Gazeta “Bota sot”! 

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, unë Bekim Bakaj së bashku me Klubin Futbollistik Prizreni, shprehim urimet më të sinqerta për këtë rrugëtim të lavdishëm 30-vjeçar në shërbim të informimit dhe sportit.

Një falënderim i veçantë i shkon gazetarit të palodhshëm të “Bota Sot”, Kemajl Goca, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportistëve, klubeve dhe zhvillimit të futbollit në Kosovë.

Respekt, mirënjohje dhe edhe shumë dekada të suksesshme përpara!”, ka uruar Bakaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat