I bashkohet Real Madridit në SHBA pas rikuperimit nga dëmtimi

Futboll

I bashkohet Real Madridit në SHBA pas rikuperimit nga dëmtimi

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 12:02
Endrick e Alonso

Talenti brazilian Endrick i është bashkuar zyrtarisht skuadrës së Real Madridit në SHBA, pas një mungese disa-javore për shkak të një dëmtimi në tendinën e kofshës.

18-vjeçari pësoi dëmtimin më 19 maj në një ndeshje ndaj Sevillas, dhe që prej asaj kohe ka qenë në fazë rikuperimi në Madrid.

Pas një periudhe rreth 6-javore rehabilitimi, Endrick ka udhëtuar për në Miami, ku Los Blancos po zhvillojnë fazën përgatitore për Kupën e Botës për Klube.

Sipas lajmeve të fundit, Endrick nuk do të jetë menjëherë i gatshëm për të luajtur, por do të bashkohet me skuadrën në stërvitje, duke vazhduar fazën e fundit të rikuperimit të tij nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor dhe trajnerit Xabi Alonso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat