E çoi në këmbë Prishtinën, e shpartalloi Dinamon e Zagrebit

Futboll

E çoi në këmbë Prishtinën, e shpartalloi Dinamon e Zagrebit

Nga: K.G. Më: 29 qershor 2025 Në ora: 16:32
Xhevdet Muriqi,

Xhevdet Muriqi – mbrojtës i jashtëzakonshëm! 

Pak kush e di se Muriqi para se të zbarkonte në Prishtinë në vitin 1984, ka qenë sulmues!

Dinamo e Zagrebit nuk kishte njohuri për këtë emër, për këtë 21 vjeçar në vitin 1984!

Muriqi me dy golat e tij e shpërtalloi Dinamon e Zagrebit, e shtangu portierin Stojiq!

Mbi 30 mijë shikues shpërthyen si vullkani në Prishtinë, Xhevdet Muriqi shemb Dinamon e madhe. 

MË 2 SHTATOR, 1984 – JAVA E 3-TË

PRISHTINA - DINAMO 2:0

Stadiumi i Prishtinës
Shikues: 30.000.
Gjyqtarë:  S. Joviq (Kavadar), M. Vllajiq (Beograd), V. Llackoviq (Maribor).
Shënues: Xhevdet Muriqi (19' e 51').
Prishtina: Neshet Zhaveli, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Rifat Mehinoviq, Favzi Rama, Kujtim Shala (Sahit Kelmendi), Xhevdet Muriqi, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviq.
Dinamo: Stojiq, Xheko, Z. Cvetkoviq, Munjakoviq, Llulliq, Bogdan, Juriç (Spajiq), Arsllanoviq), I. Cvetkoviq, Petroviq dhe B. Cvetkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat