Lojtari shqiptar ka zgjedhur Milanin, por gjigantët e Bundesligës ndërhyjnë

Futboll

Lojtari shqiptar ka zgjedhur Milanin, por gjigantët e Bundesligës ndërhyjnë

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 16:36
Ardon Jashari

Ardon Jashari e dëshiron kalimin te Milani.

Mesfushori shqiptar është i gatshëm të largohet nga  Club Brugge për t’u vendosur nën urdhërat e Alegrit.

Igli Tare ka bërë mjaft mirë për ta afruar këtë transferim, megjithatë jo çdo gjë është në dorën e tij. Borusia Dortmund është po ashtu i interesuar për 22-vjeçarin.

Klubi belg e afroi 1 vit më parë për 6 milionë euro nga Luzern.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe Club Brugge nuk do të heqë dorë lehtë.

Fillimisht dukej se do të mjaftonin 30 milionë euro për këtë operacion. Në anën tjetër gjërat kanë ndryshuar tashmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat