Ismajli arrin akordin me klubin e ri!

Futboll

Ismajli arrin akordin me klubin e ri!

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 23:09
Ardian Ismajli

Në Itali nuk kanë dyshime, Ardian Ismajli do të vijojë karrierën te skuadra e Torinos.

Sipas gazetarit Niko Shira, palët kanë arritur akordin, teksa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila Ismajli do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon.  

Një përmirësim në aspektin ekonomik, duke qenë se te Empoli lojtari i Kombëtares kuqezi përfitonte 900 mijë euro në sezon.

Një hap përpara ky në karrierën e Ismajlit, duke ditur ambiciet që Torino ka si klub, në raport me Empolin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat