Jetmir Topalli largohet nga Istanbulspori

Futboll

Jetmir Topalli largohet nga Istanbulspori

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 13:28
Jetmir Topllai

Futbollisti Jetmir Topalli është larguar përfundimisht nga Istanbulspori.

27-vjeçari edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2028, ka vendosur për t’u larguar nga klubi turk.

Sulmuesi anësor së fundmi ishte i huazuar te skuadra e Pendiksporit, kurse te Istanbulsporit ishte transferuar nga Malatyaspori.

Topalli sezonin e kaluar shënoi vetëm dy gola dhe një asist në 33 ndeshje në Ligën e Partë të futbollit në Turqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat