Do të sfidojë Leo Messin, mbrojtësi shqiptar prezantohet

Futboll

Do të sfidojë Leo Messin, mbrojtësi shqiptar prezantohet

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 17:10
Berat Gjimshiti & Enea Mihaj

Enea Mihaj ka vendosur të vazhdojë karrierën në Major League Soccer në SHBA. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është transferuar te skuadra e Atlanta United ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra amerikane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Kuq e Zi për kombin dhe tashmë për klubin”, shkruan Atlanta United në rrjetet sociale ku prezantohet Mihaj.

Mbrojtësi kuqezi tashmë do të përballet me Lionel Messin në Konferencën Lindore. Enea Mihaj u largua nga Familicao si transferim i lirë pasi i përfundoi kontrata me portugezët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat