Agim Ademi dorëzon trofeun dhe çmimin prej 3000 eurosh

Futboll

Agim Ademi dorëzon trofeun dhe çmimin prej 3000 eurosh

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 23:29
Agim Ademi dorëzon trofeun

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka ndarë kupën dhe çmimin prej 3,000 eurosh për fituesit e turneut tradicional “2 Korriku”, në një atmosferë madhështore para tifozëve të shumtë.

Në një postim në Facebook, Ademi u shpreh krenar për organizimin dhe nivelin e lartë të garës, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për angazhimin.

“Një festë e vërtetë e futbollit vendor. Urime fituesve dhe respekt për të gjitha ekipet që kontribuuan për ta bërë këtë ngjarje kaq të bukur,” shkroi ai.

Turneu “2 Korriku” ka vite që shënon një nga ngjarjet më të dashura për komunitetin sportiv në Kosovë, duke sjellë së bashku futbollistë, trajnerë, tifozë dhe personalitete publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat