Bayern merr refuzimin e katërt!

Futboll

Bayern merr refuzimin e katërt!

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 20:30
Pamje e stadiumit

Bayern merr refuzimin e radhës.

Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një “jo” tjetër.

Bëhet fjalë për anësorin japonez Kaoru Mitoma, i cili kërkohet prej disa javësh nga bavarezët.

Lojtari ka refuzuar kalimin te Bayern, ndërkohë që edhe klubi i tij, Brighton & Hove Albion, nuk ka pranuar shitjen për asnjë shifër. Mitoma pritet të rinovojë brenda korrikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat