Agim Zeka mbetet jashtë planeve të Skënder Gegës

Futboll

Agim Zeka mbetet jashtë planeve të Skënder Gegës

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 13:41
Agim Zeka

Agim Zeka duket larg Partizanit. 26-vjeçari nuk është në planet e stafit të “Demave” dhe e ardhmja e tij në kryeqytet duket larg.

Reparti i avancuar te të kuqtë është mjaft i populluar dhe në këto kushte, drejtuesit duket se i kanë bërë daljen njërit prej tyre dhe Zeka duket më pak i preferuari.

Kontrata e tij me klubin ka përfunduar dhe mes palëve nuk ka asnjë marrëveshje për rinovim.

Kështu aventura e lojtarit nga Prishtina merr fund te Partizani vetëm pas 1 sezoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat