Interesim për Muçin nga Italia dhe Anglia

Futboll

Interesim për Muçin nga Italia dhe Anglia

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 16:00
Muçi

Ernest Muçi është një nga lojtarët e Beshiktash, më të përfolur për t’u larguar.

Për sulmuesin 24-vjeçar tregohet në Turqi se ka interes nga Championship dhe Seria A.

Klube italiane dhe angleze janë kështu pas sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Beshiktashi investoi 10 milionë euro për ta blerë nga Legia e Varshavës.

Kjo është arsyeja përse nuk heq dorë lehtë dhe pse Muçi futet te lista e lojtarëve, që programohen për t’u larguar. Kontrata e tij përfundon në vitin 2027.

Muçi ka 55 paraqitje në total me Beshiktashin. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat