Edhe një skuadër e madhe italiane e do Granit Xhakën

Futboll

Edhe një skuadër e madhe italiane e do Granit Xhakën

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 11:13
Granit Xhaka

Juventusi ka hyrë në garë për transferimin e Granit Xhakës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Milani ishte duke e ndjekur yllin kosovar javë më parë, por interesimi i “Rossoneri” është zbehur së fundmi.

32-vjeçari dëshiron të largohet nga Gjermania pasi i kaloi dy sezone mjaft të suksesshëm me Bayer Leverkusenin.

“Farmaceutikë” e vlerësojnë 15 milionë euro kartonin e përfaqësuesit zviceran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat