Klubi i madh italian i rikthehet

Futboll

Klubi i madh italian i rikthehet

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 21:56
Karim Adeyemi

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze.

23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët më premtues në Europë, edhe pse nuk është konstant me performancat e tij.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan që Juventusi ka interes për lojtarin ofensiv.

Ai kushton rreth 45 mln euro, shifër e lartë për bardhezinjtë.

Në Dortmund janë të gatshëm për ta shitur, por me këtë shifër dhe jo më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat