Dortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemin

Futboll

Dortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemin

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 15:51
Karim Adeyemi

Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë dhe Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra e Juventusit dhe shumë të tjerë kanë shprehur interesim për lojtarin e krahut.

Sipas “Bild”, Dortmundi i ka caktuar çmim final futbollistit gjerman.

Bëhet fjalë për një shumë prej 65 deri në 70 milionë euro.

Edhe pse Adeyemi ditë më parë u shpreh se është i dashuruar pas Dortmundit, një aventurë e re është e mirëseardhur për të.

“E kam thënë gjithmonë, e dua këtë klub. Isha tifoz i këtij klubi që kur isha i vogël dhe këtu është familja ime”, ishte shprehur lojtari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat