Rudoviq e Prençi te Prishtina e Re

Futboll

Rudoviq e Prençi te Prishtina e Re

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 16:22
Adrijan Rudoviq e Shpëtim Babaj

Prishtina e Re, anëtar i ri i elitës së futbollit të Kosovës, vazhdon që të kompletohet për edicionin e ri.

Debutuesi ka sjellë edhe dy emra të rinj në petkun e saj.

“Adrijan Rudoviq, përforcimi i radhës!

KF Prishtina e Re forcon repartin mbrojtës me Adrijan Rudoviq, mbrojtësin 30-vjeçar nga Ulqini.

Adrijani i bashkohet klubit pas një eksperience ndërkombëtare në Superligën e Malajzisë me Kuala Lumpur, ndërsa më parë ka qenë pjesë e disa prej klubeve nga liga elitare malazeze.

Rudoviç në të kaluarën ishte edhe lojtar i kombëtares malazeze.
Me përvojën dhe qetësinë e tij në prapavijë, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në edicionin e parë në Superligën e Kosovës.

KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë në mbrojtje, Elvis Prençin, qendërmbrojtës me përvojë të pasur dhe karrierë të konsoliduar në futbollin shqiptar.

Elvisi së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut ku zhvilloi 32 paraqitje në Abissnet Superiore dhe Kupën e Shqipërisë.
Në karrierën e tij, Prençi ishte:

-2 herë fitues i Kupës së Kosovës

-1 herë fitues i Superkupës së Kosovës

-1 herë kampion i Kategorisë së Parë në Shqipëri

Me përvojën dhe cilësitë e tij në qendër të mbrojtjes, ai pritet të sjellë siguri, lidership dhe karakter në vijën e fundit të skuadrës”, njofton KF Prishtina e Re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat