Lushnja firmos me talentin italian

Futboll

Lushnja firmos me talentin italian

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 16:55
Lushnja

Skuadra e Lushnjes ka rritur “kapacitetin” në fazën ofesive pas nënëshkrimit me talentin italan Salvatore Ribaudo. 21-vjeçari vjen nga akademia e Palermos dhe ka shëtitur në disa klube italiane, ndonëse jo të nivelit të lartë. Ai mbulonë detyrën e sulmuesit të djathtë.

Kushtet e kontratës janë të vlpefshme deri në fund të sezonit 2025-2026, me opsion rinovim për një vit shtesë.

Po ashtu futbollisti në fjalë ka qenë prezenteë edhe në futbollin maqedonas, ku ka veshur fanellën e Brera Strumica në sezonin 2023-2024. Postimi i klubit:

“Klubi dhe mesfushori ofensiv Italian kanë dakortësuar dhe kanë nëshkruar kontratën për sezonin 2025/26, me opsion rinovimi për 2026/27! Ribaudo është produkt i akademise Parmës dhe vjen pas disa eksperiencave në Serinë C italiane dhe në Superligën e Maqedonisë së Veriut me ekipin Brera Strmica, ku spikati për teknikë, qëndrueshmëri dhe vizion loje. KF Lushnja i uron mirseardhjen dhe shumë suksese me fanellën verdhejeshilet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat