E ardhmja e Vinicius në dyshim, mund të largohet nga Reali

Futboll

E ardhmja e Vinicius në dyshim, mund të largohet nga Reali

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 16:18
Vinicius Junior

E ardhmja e Vinicius Junior po bëhet gjithnjë e më e pasigurt në “Santiago Bernabeu”, ndërsa drejtuesit e Real Madridit e shohin rinovimin e kontratës së sulmuesit brazilian si prioritet kryesor gjatë kësaj vere.

Kontrata aktuale e brazilianit skadon në verën e vitit 2027, dhe me më pak se dy vite të mbetura, drejtuesit madrilenë kanë frikë se situata mund të hyjë në fazën kritike verën e ardhshme kur lojtari do të jetë në vitin e fundit të kontratës.

Sipas “OkDiario”, kampi i Vinicius Junior nuk e përjashton mundësinë që ai të lejojë skadimin e kontratës dhe të largohet si lojtar i lirë në vitin 2027.

Vinicius ka kërkuar gjithmonë të jetë lojtari më i paguar në Real Madridit, dhe në fillim klubi ishte i gatshëm të plotësonte këtë kërkesë.

Megjithatë, gjithçka ka ndryshuar pas bonusit të madh që iu dha Kylian Mbappe-s pas transferimit të tij, duke bërë që madrilenët të mos kenë më burimet financiare për të përmbushur kërkesat e brazilianit.

Për këtë arsye, Vinicius Junior është tërhequr nga negociatat për kontratën e re, ndërsa oferta që do ta lidhte atë me klubin deri në vitin 2030, mbetet ende në tryezë – por e paprekur.

Nëse lojtari dhe përfaqësuesit e tij vazhdojnë të refuzojnë rinovimin, drejtuesit e Real Madrid nuk përjashtojnë një shitje të tij që këtë verë, për të shmangur një humbje të mundshme pa përfitim në të ardhmen..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat