E pazakontë! 28 penallti në Champions

Futboll

E pazakontë! 28 penallti në Champions

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 12:18
Hamrun Spartans

Mbrëmja e djeshme vështirë që të harrohet nga Hamrun Spartans, kampionët e Maltës.

Kjo pasi bënë mrekullinë përballë Zalgirisit duke e eliminuar në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Fillimisht barazuan rezultatin e përgjithshëm, pasi ishin mposhtur në Lituani me rezultatin 2-0. Më pas koha shtesë nuk prodhoi gola të tjerë, ndërsa gjithçka u vendos përmes penalltive.

Plot 28 penallti u goditën në total. Hamrun shënoi dhjetë, ndërsa Zalgiris nëntë.

Të tjerat u humbën. Arritje historike për Hamrun ku Redon Mihana ndodhej në stol. Tashmë Hamrun do të luajë për herë të parë në turin e dytë kualifikues të Champions.

Sfida e radhës është me gjigantët e Dinamos së Kiev. Sido të shkojë, tashmë maltezët kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat