Përmbysje e “çmendur”, Vllaznia kualifikohet

Futboll

Përmbysje e “çmendur”, Vllaznia kualifikohet

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 19:18
Esat Mala

Vllaznia ka arritur të kualifikohet në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Skuadra shkodrane ka eliminuar nga gara skuadrën e Daugavpils me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Ndeshja e sotme u fitua nga të besuarit e Edi Martinit me shifrat 4-2.

Fillimisht shënuan me Mensah, por për dy minuta letonezët përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Në fundin e këtij fragmenti, Vllaznia barazoi me Yagon.

Ndërsa në pjesën e dytë, Kevin Dodaj i dha avantazhin Vllaznisë duke shënuar golin e tretë. Talenti i shkodranëve u bë protagonist edhe në golin e katërt, duke asistuar Esat Malën.

Daugavpils 2 – 4 Vllaznia (Williams 33, Diallo 35' / Mensah 22’, Yago 46', Dodaj 74', Mala 87').

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat