Për shqiptarin nuk po merren vesh Milani dhe klubi i madh belg! Po kërkohen miliona euro

Futboll

Për shqiptarin nuk po merren vesh Milani dhe klubi i madh belg! Po kërkohen miliona euro

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 16:53
Ardon Jashari

Rrugëtimi mes Ardon Jasharit dhe Milanit nuk ka përfunduar ende.

Përkundrazi, orët e fundit kanë sjellë kontakte të reja mes palëve, duke ringjallur një tratativë që ishte bllokuar për shkak të deklaratave të forta të drejtuesve të Club Brugge, të cilat nuk u pritën mirë nga drejtuesit e “Casa Milan”.

Ndërmjetësit janë kthyer në veprim, duke u përpjekur të shtyjnë marrëveshjen drejt një zgjidhjeje përfundimtare, ndërsa drejtori sportiv, Igli Tare, ka rifilluar kontaktet edhe për Javi Guerra-n.

Në anën tjetër, vetë Jashari ka mbajtur një qëndrim të qartë: është paraqitur në grumbullim për të ruajtur qetësinë me klubin, por ka refuzuar të pozojë për foton zyrtare të ekipit, një sinjal i qartë se dëshiron largimin. Aktualisht, mesfushori zviceran me origjinë shqiptare po stërvitet i vetëm në pritje të zhvillimeve.

Sa i përket marrëveshjes me Milanin, nuk ka asnjë pengesë personale: termat janë të qarta dhe ështtë rënë dakord më parë. Problemi qëndron te kërkesa financiare e Brugge, që vazhdon të kërkojë 40 milionë euro pa bonuse, ndërsa oferta e Milanit është 32.5 milionë plus bonuse, që shkon në rreth 35-36 milionë në total.

Ironikisht, ndihma vendimtare për Milanin mund të vijë nga... Interi. Nëse zikaltrit arrijnë marrëveshjen për shitjen përfundimtare të Aleksandar Stankoviq, i cili shihet si pasuesi i Jasharit te Brugge, atëherë klubi belg mund të zbutë pozicionin dhe të lejojë transferimin e 22-vjeçarit te kuqezinjtë.

Interi kërkon një klauzolë riblerjeje nën 25 milionë, ndërsa Brugge kërkon të paktën 30, një diferencë prej 5 milionësh që aktualisht është në qendër të negociatave.

Milani shpreson në një “tym të bardhë”, që ta transferojë më në fund Jasharin në Milano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat