Arsenali mposht Milanin në Singapor

Futboll

Arsenali mposht Milanin në Singapor

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 15:34
Arsenali

Milani është mundur nga Arsenali me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë miqësore të sezonit, të luajtur në Singapor.

Një gol i Saka në pjesën e dytë ka vulosur fatin e kësaj sfide.

Allegri në debutimin sezonal me kuqezinjtë luajti me formacionin 3-5-1-1 me Pulisic në mbështetje të Leao.

Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë pa gola 0-0, por londinezët ishin më kërkues, duke rrezikuar me Nwaneri.

Arsenali kishte mundësi për të shënuar edhe golin e dytë, por portieri Torriani ruajti të paprekur portën e Milanit. Mbyllet 1-0 për Arsenalin kjo miqësore luksi e luajtur në Singapor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat