Dejan Saviçeviqi befasohet në stadiumin e shqiptarëve

Futboll

Dejan Saviçeviqi befasohet në stadiumin e shqiptarëve

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2025 Në ora: 23:23
Pamje

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, fitues i Kupës së Malit të Zi, sonte ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Rapidi i Vjenës, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualikueseve për Conference League në futboll.

Befasi tjetër në stadiumin “Besa” ishte prania e kryetarit të Federatës së Futbollit  të Malit të Zi, Dejan Saviçeviqit. 

“Tifozët e Rapidit nuk e harrojnë legjendën: Ovacione për Saviçeviqin.

Ai luajti për Rapidin nga viti 1999 deri 2001.

Tifozët e Rapidit përshëndetën Dejan Saviçeviqin, i cili veshi fanellën e gjigantit austriak për dy sezone, me ovacione para ndeshjes ndaj Deçiqit në "Besa Arena".

Para fillimit të ndeshjes, Saviçeviqi hyri në fushë dhe përshëndeti tifozët e Rapidit të cilët brohoritën emrin e tij, dhe e kishin edhe një karikaturë të tij me një fanellë të Rapidit me mbishkrimin “Il Genio”, shkrua mediumi malazez “Dan”.

Deçiqin e pret punë e vështirë në Vjenë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat