Mala: Nuk kam qenë në gjendjen më të mirë

Futboll

Mala: Nuk kam qenë në gjendjen më të mirë

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 14:17
Esat Mala

Vllaznia arriti të triumfojë mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-1 përballë Vikingurit.

Autori i golit të dytë, Esat Mala doli në prononcim për mediat.

“Faktikisht kur po i afrohesha zonës, doja t’i pasoja Balajt por nuk arrita dhe provova gjuajten, me pak fat u devijua topi dhe shënova. Nga ajo ndeshja e parë ndaj letonezëve kam vazhduar stërvitjen.

Jam munduar ta marr veten sa më shumë pasi nuk kam qenë në gjendjen time më të mirë.

Me pozicionin aktual ndihem mirë, e treguam dje, me karakter dhe me qetësinë e duhur.

Po nis sezoni i katërt në Shkodër, jam përshtatur shumë mirë, qyteti dhe njerëzit në përditshmëri. Gjej rastin t’i falenderoj”, u shpreh Mala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat