Tifozët e Milanit shpërthejnë për lojtarin shqiptar

Futboll

Tifozët e Milanit shpërthejnë për lojtarin shqiptar

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 12:04
Jashari

Tërheqja e litarit mes AC Milanit dhe Club Brugget për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari ka kaluar përtej fushës së negociatave.

Dhe, tashmë është shpërndarë me forcë në rrjetet sociale.

Kjo pasi që pas refuzimit të fundit të ofertës nga ana e klubit belg, tifozët e flaktë të kuqezinjve kanë “pushtuar” profilin zyrtar të Club Brugget në Instagram.

Image

Komentet janë të shumta dhe të larmishme: nga gif-e, meme dhe emoji, deri te thirrje të drejtpërdrejta si liroje Jasharin, duke i bërë apel klubit belg të lëshojë lojtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat