Ylli i Kosovës gati të ndryshojë ekip

Futboll

Ylli i Kosovës gati të ndryshojë ekip

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 14:04
Lumbardh Dellova

Lumbardh Dellova me shumë mundësi do të largohet nga CSKA Sofia këtë merkato verore.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar i Kosovës, ka gjasa konkrete që t’i bashkohet Qazim Laçit, te Rizespor.

Kontrata e Dellovës me ekipin aktual, përfundon në qershor të vitit 2027.

Në këto kushte, Rizespor duhet të paguajë, gjë që nuk është aspak problem për klubin turk.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedime dhe nëse 26-vjeçari shqiptar do të veshë të njëjtën fanellë si Laçi. Dellova është pjesë e CSKA Sofia prej vitit 2024, kur u largua nga Ballkani për 350 mijë euro.

Ndërkohë që vlera e tij aktuale në “Transfermarkt”, është 1 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat