Almada prezantohet tek Atletico

Futboll

Almada prezantohet tek Atletico

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 14:07
Pamje nga prezantimi

Talenti argjentinas, Thiago Almada, është prezantuar te Atletico Madridi.

Argjentinasi, kishte bërë transferimin e tij nga kampioni i Amerikës Jugore, Botafogo dhe shihet si një nga përforcimet e mëdha të “Los Colchoneros” për sezonin e ri.

Almada, ka zgjedhur numrin 11 që ta mbajë në fanellë te Atletico Madridi, numër ky që deri tani është mbajtur nga francezi, Thomas Lemar.

Almada, sezonin që lamë pas bëri 48 paraqitje me Lyonin dhe Botafogon, ku me këtë të fundit kishte arritur të fitonte “Copa Libertadores” si dhe fitoi titullin në Serien A-në braziliane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat