Faza përgatitore në Greqi, Tirana publikon programin e miqësoreve

Futboll

Faza përgatitore në Greqi, Tirana publikon programin e miqësoreve

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Tirana ka udhëtuar drejt Greqisë, aty ku skuadra bardheblu do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të startit të sezonit të ri.

Kryeqytetasit do të zhvillojnë disa miqësore gjatë qëndrimit të tyre në tokën helene.

Ditën e sotme, ekipi zhvillon ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore.

Skuadra do të vijojë të qëndrojë e grumbulluar, duke punuar intensivisht nën drejtimin e stafit teknik.

Ja programi i plotë i miqësoreve:

🗓 31.07.2025 – Panserraikos -  KF Tirana

🗓 03.08.2025 – Elbasani -  KF Tirana

🗓 05.08.2025 – Eordaikos -  KF Tirana

🗓 08.08.2025 – Kalamata - KF Tirana

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat