Luajnë kundër shqiptarëve! Bulku: Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun

Futboll

Luajnë kundër shqiptarëve! Bulku: Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun

Nga: K. Goca Më: 2 gusht 2025 Në ora: 13:20
Hajduku e Ervin Bulku

Ish futbollisti i mirënjohur shqiptar, Ervin Bulku, me padurim e pret përballjen mes Hajdukut të Splitit dhe Dinamo Cityt nga Tirana.

Ndeshja e parë e rrethit të tretë të kualifikueseve të Conference League do të luhet  të enjten (7 gusht) në Split në orën 21.00.  

“Veshi fanellën e Hajdukut rreth pesëmbëdhjetë vite më parë dhe ka qenë ndihmëstrajner në ekipin kombëtar të Shqipërisë për shumë vite. 

Ai thotë se zemra e tij është me Hajdukun..”, shkruan mes të tjera media kroate “24 sata”.

“Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun kundër Dinamo City në Evropë...”, thotë Bulku në intervistën për mediumin kroat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat