Klubi iranian e pret sulmuesin shqiptar

Futboll

Klubi iranian e pret sulmuesin shqiptar

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 18:06
Jasir Asani

Jasir Asani ditën e sotme ka marrë vendimin e papritur, ndryshimin e ekipit. Sulmuesi shqiptar është transferimi më i ri i Esteghal FC në Iran. Aventura e 30-vjeçarit me Gwangju ka marrë fund pas 2 vitesh.

Ekipi iranian në rrjetet sociale e ka prezantuar Asanin si “magjistar” i futbollit. Golat me të majtën “vrastare” dhe festa me shqiponjën kanë qenë kryefjala.

Vetë sulmuesi i Kombëtares nuk ka ngurruar të komentojë në këtë postim, teksa shkruan shkurtimisht:

“Shihemi së shpejti”. Te Gwangju, Asani gjeti rrugën e rrjetës 27 raste, shto 6 asiste në 80 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat