Arne Slot do një qendërmbrojtës!

Futboll

Arne Slot do një qendërmbrojtës!

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 16:55
Arne Slot

Liverpool i ka befasuar të gjithë me blerjet në repartin ofensiv, por Arne Slot tani po mendon edhe për mbrojtjen.

Klubi i kuq po kërkon një qendërmbrojtës dhe opsionet janë dy: Giovanni Leoni (Parma) dhe Marc Guehi (Crystal Palace).

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar italian shihet si një nga lojtarët më premtues në Europë në rolin e tij dhe nuk kushton shumë.

Ndërkohë, Guehi është në vitin e fundit të kontratës me Crystal Palace.

Pritet të shohim një ndërhyrje brenda javës së ardhshme, sepse Liverpool nxiton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat