Gigi Becali ndryshon mendim për klubet e Kosovës

Futboll

Gigi Becali ndryshon mendim për klubet e Kosovës

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 10:25
Becali

Presidenti i klubit FCSB-së, Gigi Becali ka folur për mediat në Rumani pas fitores së mbrëmshme 3:2 ndaj Dritës në UEFA Europa League.

Edhe pse para ndeshjes ai kishte dhënë komente negative për klubet e Kosovës, tani duket se i ka ndryshuar ato.

“Më parë mburresha, por tani pas asaj që ndodhi me Shkëndijen, nuk do ta them më kurrë.

Shkëndija ishte vërtet e dobët. Drita nuk është aq e dobët…”, u shpreh Becali, i pyetur për gjasat e kualifikimit

Presidenti rumun ka ditë që po jep deklarata interesante në lidhje me Kosovën dhe klubet tona. Madje ai kishte deklaruar se javën e ardhshme do të udhëtoj drejt Prishtinës me 20 truproja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat