Slot: Nëse jemi favoritë vetëm pse kemi shpenzuar…

Futboll

Slot: Nëse jemi favoritë vetëm pse kemi shpenzuar…

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 14:34
Arne Slot

Në prag të “Community Shield” kundër Crystal Palace, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, dha disa deklarata në konferencë për shtyp lidhur me etiketën e “favoritit”, që shumë tashmë ia kanë vënë jo vetëm në Premier League, por edhe më gjerë.

Ky status nuk vjen vetëm nga fakti që Liverpool-i është kampioni aktual i Anglisë, por edhe nga merkatoja e bujshme e bërë deri tani.

Arne Slot nuk ka problem ta pranojë rolin e favoritit. Trajneri i “Reds” e ka pranuar plotësisht këtë, përpara gazetarëve, me rastin e sfidës së kupës kundër Crystal Palace.
“Që jemi favoritë, sepse fituam titullin sezonin e kaluar dhe kemi luajtur shumë mirë, për këtë nuk ka asnjë dyshim”, – u shpreh me siguri 46-vjeçari.

Megjithatë, sipas tij, ky epitet nuk lidhet vetëm me blerjet e bëra. Këtë verë, Liverpool-i është përforcuar me Florian Wirtz, Hugo Ekitiké, Jeremie Frimpong dhe Milos Kerkez, ndërsa ka treguar interes edhe për lojtarë të tjerë si Bradley Barcola dhe Aleksander Isak i Newcastle.

Megjithatë, klubi nga “Anfield” është përballur edhe me largime të rëndësishme: Trent Alexander-Arnold te Real Madrid, Luis Diaz te Bayern Munich dhe Jarell Quansah te Bayer Leverkusen.

“Të gjitha skuadrat e Premier League shpenzojnë para, – tha Slot. – Nëse jemi favoritë vetëm sepse kemi shpenzuar në blerje, do ta konsideroja të çuditshme, pasi edhe kemi humbur element mjaft cilësorë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat