Polakët tronditen Beogradin, 10 të arrestuar

Futboll

Polakët tronditen Beogradin, 10 të arrestuar

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2025 Në ora: 19:34
Polakët në Beograd

Të paktën dhjetë tifozë të skuadrës polake Lech u arrestuan sot në qendër të Beogradit, në rrugën Knez Mihailova, vetëm pak orë para duelit mes klubit famëkeq Cërvena Zvezda dhe Lech në kuadër të rrethit të tretë të kualifikueseve në Champions League.

Polakët tronditën Beogradin me brohoritje dhe shkatërruan xhamat e dyqaneve në kryeqytetin serb.

Në trazira nuk morën pjesë vetëm tifozët e Lech-it, pasi në Beograd udhëtuan edhe anëtarë të grupeve "vëllazërore" nga Krakow dhe LKS Łodz dhe iu bashkuan këtij marshimi në Beograd.

Rreth 1,000 tifozë polakë zbarkuan në Beograd. 

Raportohet se tifozët marshuan gjysmë të zhveshur nëpër qendër të qytetit, duke bërtitur herë pas here sllogane dhe duke ndezur pishtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat